VIDEO/ 'Të ngrihemi për të ardhmen e fëmijëve', qytetarët pas thirrjes së Argita Malltezit: Të ngrihemi kundër saj, është hajdute

VIDEO/ 'Të ngrihemi për të ardhmen e fëmijëve', qytetarët pas thirrjes së Argita Malltezit: Të ngrihemi kundër saj, është hajdute

Argita Berisha

Prania e Argita Berisha Malltezit në Kuvendin e foltores ku edhe mbajti fjalën e saj, pati shumë reagime pasi kjo shënon daljen e parë të një prej fëmijëve të ish-kryeministrit në një podium politik.

Në një fjalim ku praktikisht pranon futjen në politikë, Argita tha se vjen nga shtresa e mesme! Por a mund ti përkasë Argita shtresës së mesme e cila ka një pasuri me vlerë dhjetëra milionë euro?!  

Ndër të tjera, ajo u bëri dhe thirrje shqiptarëve: "Të ngrihemi për të ardhmen e fëmijëve tanë". Fiksi pyeti qytetarët se për kë fëmijë e ka zonja Malltezi se të vetëve ua ka siguruar të ardhmen në Gjermani?!

“Qëllimi i Berishës gjithë këto vite ka qenë të bie familjen e tij në parti dhe këtë e realizoi”, tha një qytetar.

“Të ngrihemi kundra saj. Goca Saliut është hajdute’’, tha një tjetër qytetar.

Një tjetër duke ironizuar thotë: ‘’Nuk ka bukë të hajë ajo, ka të drejtë. Kanë halle njerëzit, kanë halle.’’

Prej kohësh faktikisht është vënë re mbështetja e ulët e qytetarëve ndaj Berishës. Kjo është dhe arsyeja përse Berisha nuk po zhvillon më protesta që prej kohësh është shprehur se do të jenë të fuqishme, por nuk ka zhvilluar asnjë deri më tani.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • poli: 06/12/2023 17:51

    kjo hajdute shemtire suhet varur ne rrepet e tropojes...

    Përgjigju
  • minushe: 06/12/2023 09:48

    opo Enverin do ta kujtoni gjithe jeten.... hiq luften e eger te klasave qe beri......i la te gjitha pas uzina, fabrika, kombinate, termocentrale, hidrocentrale, pronat e qytetarve, shkollim, sherbim mjeksor.... kishte vlere jeta e njeriut atehere ..... e ka fajin kapitalizmi apo keta qe zbatojne kapitalizmin? e kishte fajin socializmi apo ata qe e zbatuan socializmin?

    Përgjigju
  • Bepi: 06/12/2023 07:07

    Wow wow o flliqsina e Shqipnis ca I keni ba ju kti populli sja ka ba as enver hoxha

    Përgjigju
  • Tyta: 06/12/2023 06:44

    Po per te ardhmen e kujt fmive po fol per ato te tujve qe po i mani me leket qe i kemi vjedh atij populli apo per shum nga ato fmi qe po vujn ka prezenca e juj prej hajdutesh e maskarenj.si keni fytyr e vazhdoni te boni moralizem.a keni turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Një tornado i fuqishëm ‘rrafshon’ qytetin në SHBA, ja bilanci i dëmeve

VIDEO/ Një tornado i fuqishëm ‘rrafshon’ qytetin në SHBA, ja bilanci i dëmeve