Një laborator në SHBA ka publikuar qindra video të papara të testeve bërthamore që janë kryer më parë, por që tani janë deklasifikuar dhe kanë të bëjnë me kohën e Luftës së Ftohtë.
Pamjet e publikuara nga Biblioteka Kombëtare “Lawrence Livermore” në Kaliforni, shfaq qindra shpërthime të fuqishme që janë kryer gjatë viteve 1945-1962 në zona që asokohe janë konsideruar sekrete nga qeveria amerikane, por që tani dihet lokacioni.
Sipas zyrtarëve të këtij laboratori, për plotë pesë vite janë kryer teste të ndryshme bërthamore, ndërsa pamjet janë publikuar së fundmi në YouTube.
Deklasifikimi i të mërkurës po konsiderohet si më i madhi, për faktin që mbi 250 video të testeve bërthamore janë filmuar dhe publikuar për publikun.
“E dimë se këto pamje tani më janë të panevojshme, dhe nuk kanë ndonjë rëndësi”, ka deklaruar Gregg Spriggs nga laboratori amerikan.
Nga 250 videot e publikuara ku shihen duke u kryer testet bërthamore nga viti 1945 deri më 1962, vetëm shtatë të tjera kanë mbetur sekret publik.