Video/ Tërmeti në ishujt Solomon, ja
momente nga lëkundjet e fuqishme

Video/ Tërmeti në ishujt Solomon, ja<br />momente nga lëkundjet e fuqishme
Një tërmet i fuqishëm goditi ishujt Solomon në jug të Paqësorit mbrëmjen e djeshme, duke shkaktuar edhe lëshimin e alarmit për cunam në një zonë të gjerë por që pak çaste më vonë është hequr.

Nga tërmeti nuk është raportuar për viktima por vetëm dëme të mëdha materiale. Në rrjetet sociale qarkullon një video e cila tregon lëkundjet e forta të këtij tërmeti.

Në video shikohet teksa klientët në një kafene të tmerruar mbahen fort pas banakut pasi lëkundjet janë shumë të forta. Ato kanë zgjatur disa sekonda ndërsa nga lëkundjet ka pasur shumë dëme materiale.  

Tërmeti me magnitudë 7.8 kishte epiqendrën rreth 70 km larg Kirakiras, në juglindje të Papua Guinesë së Re dhe verilindje të Australisë. Ato u ndjenë rreth orës 18:40 (04:40 me orën lokale). Më pas dy lëkundje të tjera me magnitudë 5.5 dhe 5.1.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1324 vota, Gjikuria 604

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1324 vota, Gjikuria 604