TIRANË- Disa momente paniku ka qenë në parkimin e  një qendre tregtare.  Një makinë e parkuar ka marrë flakë, ku paraprakisht dyshohet për një defekt teknik. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në parkingun e një qendër tregtare, në bulevardin "Bajram Curri". Si pasojë e flakëve, është djegur edhe një makinë që ishte pranë saj.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit, teksa siç shihet në video, tymi ka pushtuar zonën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.