SRI LANKA - Ngjarje e çuditshme në ndeshjen e kriketit mes Galle Titans dhe Dambulla Aura. Një gjarpër me përmasa të mëdha "pushtoi" fushën, duke bërë që lojtarët, arbitrat dhe tifozët të tmerroheshin nga zvarraniku.
Arbitri ndali përballjen e Premier League, teksa punonjësit u kujdesën që gjarpri të vijonte rrugën pa bërë dëme. Sipas asaj që shkruan BBC, gjallesa ishte jo helmuese.
Përballja u ndal për shumë minuta, ndërsa gjithçka rifilloi kur fusha u pastrua dhe gjarpri u vendos në vend të sigurt, duke mos qenë problem për pjesëmarrësit.