RUSI - Tragjedi ajrore në Rusi. Një avion "Antonov" me 71 pasagjere në bord, i nisur nga aeroporti i Moskës në Rusi, është rrëzuar pak minuta pas nisjes së fluturimit. Në avion ishin 65 pasagjerë dhe 6 pjesëtarë të ekuipazhit, ndërsa mbeten mister shkaqet e rrëzimit. Mediat ruse kanë publikuar edhe pamjet e para pak çaste pas rrëzimit të avionit ku shihen copat e tij të shpërndara në tokën e mbuluar nga bora.
Avioni i kompanisë ajrore "Saratov Airlines" është parë për herë të fundit në radar mbi qytetin Argunovo, teksa po lëvizte në drejtim të maleve Urale, ndërsa destinacioni i tij i uljes ishte qyteti Orsk, po në Rusi.

/Shqiptarja.com
Avioni i kompanisë ajrore "Saratov Airlines" është parë për herë të fundit në radar mbi qytetin Argunovo, teksa po lëvizte në drejtim të maleve Urale, ndërsa destinacioni i tij i uljes ishte qyteti Orsk, po në Rusi.

(Harta e lokacionit të avionit të rrëzuar)
Avioni, i nisur nga aeroporti "Domodedovo" i Moskës rreth orës 12:27 me orën lokale, është rrëzuar 7 minuta pas nisjes së fluturimit. Sipas raportimeve të mediave ruse, dyshohet se i gjithë ekuipazhi në bordin e avionit ka humbur jetën.
Raportohet se avioni pati probleme me shpejtësinë, humbi lartësi të menjëhershme. Ai zbriti menjëherë nga lartësia 1880 m në 975 metra. Ministria e Emergjencave Ruse ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 
(Avion i kompanisë ajrore Saratov Airlines)
e.gj/l.q/ a.ç/Shqiptarja.com

VIDEO











