Goli i barazimit të qipriotëve në sfidën mes Dinamos dhe Pafos (1-1) u shoqërua me tension të fortë mes dy pankinave, duke sjellë një debat të ashpër në vijën anësore. Sipas pamjeve, gjithçka nisi pas festimit të golit nga trajneri i Pafos, Ricardo Sa Pinto. Reagimi i tij shkaktoi pakënaqësi në kampin e Dinamos, ndërsa trajneri Ilir Daja i kërkoi teknikut portugez të ruante qetësinë dhe të tregonte respekt.

As kartoni i verdhë nuk i mjaftoi Sa Pintos për t'u qetësuar, duke vijuar me ofendime dhe gjeste edhe kundër ndihmëstrajnerit të Dinamos, Glen Daja, i cili është i biri i trajnerit Ilir Daja.

Pas ndërhyrjes së stafeve 'gjakrat' u qetësuan, ndërsa trajneri Ilir Daja tregoi pas ndeshjes se nuk ia dha dorën homologut të skuadrës rivale për shkak të gjesteve që ai bëri gjatë gjithë ndeshjes.


Lajmi kryesor:

Conference League/ Dinamo dhe Pafos barazojnë 1-1 në Elbasan, kualifikimi mbetet i hapur! Ilir Daja përplaset me trajnerin rival