Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 20:45 me Poloninë në transfertë, sfidë e vlefshme për raundin e dytë kualifikues në grupin E të Europianit 2024. Më shumë se 700 tifozë janë konfirmuar se do jenë prezent në 'PGE Narodoëy' në Varshavë, teksa ka nisur grumbullimi i tyre jashtë impiantit.
Ultrasit shqiptarë nga mbarë Evropa kanë nisur festën para stadiumit, me këngë dhe valle patriotike. Të veshur me ngjyrat kuqezi dhe të zhurmshëm, duket se tifozët do jenë një shtysë më shumë për të besuarit e Sylvinhos.