Ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski është pritur me protesta në lagjen shqiptare të Shkupit, Hasanbeg. Kreu i qeverisë ka vizituar zonat e përmbytura, por njëri prej truprojave të tij ka goditur me grusht një banor.

Ky i fundit ka protestuar për mungesën e investimeve dhe ndërhyrjen e vonuar të autoriteteve.
 
Më pas me ndërhyrjen e banorëve të tjerë situata është qetësuar. Nga përmbytjet e deritanishme janë regjistruar 23 viktima në Maqedoni. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com