Gazetari francez, Pol Larutur nga programi satirik “Quotidien” i cili realizohet në televizioni TMC, është sulmuar nga truprojat e kandidates për presidente në francë, Mari Le Pen, duke e nxjerrë atë jashtë ambienteve të sallës të konferencës në të cilën ndodhej Le Pen.
Sipas videos së publikuar, gazetari i cili i drejtohet Le Pen, e pyet atë nëse trupoja i saj është edhe asistenti i saj parlamentar.
Ende nuk dihet shkaku që ka çuar në nxjerrjen me forcë të gazetarit nga salla e konferencave, ndërkohë në video shihet se stafi i sigurimit të kandidates për presidencën franceze e akuzon Larutur se ka sulmuar një oficer policie.
Nga ana tjetër, Fronti Nacional, partia e cila drejtohet nga Le Pen, ka deklaruar se nuk është përgjegjëse për nxjerrjen e gazetarit nga salla, pasi këtë gjë e ka bërë stafi i sigurimit
/Shqiptarja.com