25-vjeçarja Amanda Alvear ishte një nga viktimat e lokalit ku u bë një masakër e vërtetë në Orlando të SHBA. Vajza po argëtohej me miqtë në mesnatën e së shtunës ndërkohë po xhironte çdo moment për ta shpërndarë “Snapchatin” e saj.
 
Pjesë e videos ishin dhe njerëz të tjerë që kërcenin ndërkohë që shihet edhe vrasësi që mori jetën e 50 viktimave. Ndërsa po kërcente, në atë moment nisën të shtëna të fuqishme.
 
Në video shihet qartë fytyra e saj e frikësuar ndërsa shkëputet video.