Kënga Leonard Cohen "Hallelujah", ka qenë një hit i padiskutueshëm, por coveri i kënduar nga 10- vjeçarja Kayleigh Rogers e cili ka autizëm dhe ADHD i ka dhënë kësaj kënge edhe më shumë famë.
Irlandezja Rogers, njihet nga shokët e saj si një vajzë e qetë dhe nuk flitej shumë për talentin e saj. Por paraqitja e 10- vjeçares së bashku me korin e shkollës në koncertin e Krishtlindjeve ka nxjerrë në pah një tjetër njeri, shkruajnë mediat e huaja.
“Ajo është një vajzë e qetë, por kur këndon është shpërthyese. Këndimi e ndihmon atë të fitojë besimin në vetëvevete”, u shpreh Colin Millar, mësuesi i saj kujdestar.
Deri më tani videoja ka marrë mbi 3 milion klikime nga e gjithë bota.
/Shqiptarja.com