Mediat kosovare kanë publikuar momentin kur një makinë përplasi 18-vjeçarin kosovar, Lulzim Fejzullahun, i cili ndërroi jetë si pasojë e përplasjes së fortë dhe dhunës brutale nga dy persona, me shkopa bejsbolli.
Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Podujevës 6 ditë më parë, por i riu ndërroi jetën më 20 janar pasi nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Për këtë rast, më 14 janar, policia kishte arrestuar 2 persona të cilët janë dërguar në burg në vijimësi të procesit hetimor. Ndaj tyre tashmë rëndon akuza për veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Videoja është publikuar nga "IndeksOnline".
Lajmi kryesor: