VIDEO/ Vetëm tre raunde, Arjon Kajoshi hedh 'K.O' boksierin kolumbian

VIDEO/ Vetëm tre raunde, Arjon Kajoshi hedh 'K.O' boksierin kolumbian

Arjon Kajoshi hedh në tapet Jorge Ortiz

TIRANË - Në Pallatin e Sportit "Feti Borova"në kryeqytet është duke u mbajtur "OTR Night Club" me boksierët më të mirë të Shqipërisë, që kanë përballë disa kundërshtarë të huaj.

I pari në ring u ngjit Arjon Kajoshi, me shkodranin 27-vjeçar që hodhi "K.O" në raundin e tretë kolumbianin Jorge Ortiz. Boksieri kundërshtar nuk mundi të përballonte furinë e Kajoshit, duke u plasur në ring, me arbitrin që numëroi deri në dhjetë, por ai nuk ishte i gatshëm për të vijuar dhe kështu shqiptari siguroi fitoren.

Në karrierën profesionale për peshat super të mesme, Kajoshi ka siguruar 9 fitore, 7 nga të cilat me K.O. Asnjë humbje për shkodranin.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja