SHBA - Inter Miami me Lionel Messin në fushë fitoi pas penalltive testin miqësor kundër meksikanëve të Club Americas. Tetë herë fituesi i trofeut të "Topit të Artë" nuk mund të zhgënjente në fushë, ndërsa pati edhe polemika mes tij edhe tifozëve miq.
Koha e rregullt u mbyll 2-2 dhe për vendasit veç Messit gol shënoi edhe Aviles. Club America gjeti rrjetën me Martin dhe Juarez. Në fund vetëm "X" dhe skuadrat u drejtuan te pika e bardhë e penalltive, nga ku Inter Miami u tregua më i saktë dhe fitoi 3-2.
Polemika e Messit me tifozët miq
Pas golit, Messi u kthye me shpinë duke treguar emrin e tij mbi fanellë dhe më pas, me gjeste të dorës, dërgoi një mesazh që dukej sikur thoshte: “Unë kam tre, po ju?”
“Pleshti” iu referohej tre trofeve të “Copa America” të fituar nga Argjentina, krahasuar me asnjë të tillë nga Meksika. Ky reagim erdhi për gjithë fërshëllimat e tifozëve rivalë kundër tij.