Video/ Vitrina e librit të ri,
titujt që i janë shtuar tregut

Video/ Vitrina e librit të ri,<br />titujt që i janë shtuar tregut
Vitrinës së librit të ri i janë shtuar tituj interesantë që kanë tërhequr shijet e lexuesve shqiptarë.

Në një intervistë për emisionin e mëngjesit "Rreze Dielli" Tatjana Bitri sugjeroi titujt e rinj në treg si dhe librat që janë kërkuar më tepër nga lexuesi.
 

Ndër librat e rinj në treg janë:
 
"Hakmarrja vishet me Prada" Lauren Weisberger

Këtu vazhdon historia e librit shumë të përfolur "Dialli vishet me prada". Miranda Presli kthehet sërisht. Ka kaluar një dekadë që kur Endi Saksi braktisi punën për të cilën një milion vajza do të vrisnin për ta pasur. Punën me Miranda Preslin te revista Runway, një ëndër që u shndërrua në mankth.
 
"Krimbi i Mëndafshit" Robert Galbraith
Një triller i shkëlqyer dhe rafiruar...një roman i mprehtë policor.
 
"Kënga e Qyqes" Robert Galbraith
Një roman mjeshtëror, një vepër arti e letërsisë së krimit.
 
"Tatiana dhe Aleksandri" Paullina Simons
Tatiana dhe Aleksandri është një histori dashurie epike dhe erotike, plot emocion që ndërthurret me aksion drithërrues e disa herë të egër...një histori që shoqëron lexuesin në një udhëtim përmes Europës së shkatërruar nga lufta.
 
 
"Femrat arsyetojnë me tru dhe meshkujt me..." Eva Clesis
Nëse për femrat është truri që shpesh ushqehet dhe nxitet nga zemra, për meshkujt është në mënyrë të pamohueshme organi i tyre gjenital shprehet autorja Eva Clesis.
 
"Përse meshkujt Dashurojnë kuckat" Sherry Argov
ky libër jep një këndvështrim të veçantë lidhur ne arsyen se përse meshkujt tërhiqen nga femrat e forta që janë të zonjat e vetes.

Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Meteori ndriçon qiellin në Spanjë dhe Portugali

Meteori ndriçon qiellin në Spanjë dhe Portugali