VLORË - Një person, i cili mendohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor apo ka qenë në efektin e lëndëve narkotike, ka dhunuar një të moshuar në Bulevardin Vlorë-Skelë.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Report TV duket një person që kryen fillimisht lëvizje të çuditshme në trotuar dhe më pas shkelmon me këmbë një të moshuar që po ecte përpara tij, duke e plasur në tokë.
Policia ka identifikuar personin dhunues dhe e ka shpallur në kërkim.
Komento