Mediat amerikane kanë bërë publike videon e ekzekutimit të një të riu afroamerikan nga policia amerikane.
 
18-vjeçari Paul O’Neal u vra nga policia e Çikagos në 28 korrik, pasi tentoi të vjedhë një makinë tip Jaguar.
 
Ai u vu në ndjekje nga policia dhe pasi nuk iu përgjigj apelit për të ndaluar, ata e qëlluan të riun me armë.
 
Ai u qëllua edhe pse ishte i paarmatosur. Autoritetet kanë pezulluar nga detyra 3 efektivë të policisë të cilët morën pjesë në këtë aksion.