Kryesojnë Superligën e futbollit së bashku me Partizanin me pikë të barabarta (44), por Tirana humbi këtë të shtunë 2-0 në miqësore me Vorën. Skuadra e Kategorisë së Dytë u tregua "kockë e fortë" në fushën e vet, duke mundur kampionët në fuqi të Shqipërisë në një duel që pati shumë raste dhe një luftë sportive.
Për Vorën vendosi dopieta e Fatmir Prengës për të kaluar kampionët e vendit. Edhe pse miqësore, trajnerët Artan Mërgjyshi dhe Orges Shehi hodhën në fushë pjesën më të madhe të titullarëve, teksa minuta patën edhe emrat e rinj.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, teksa pas vetëm dy minutave lojë në të dytën, Prenga me një kërcim të lartë në zonë, e ndali topin në rrjetën e bardhebluve. Goli i dytë u shënua po nga Prenga në të 82 minutë. Do duhej një gabim në prapavijën e Tiranës nga Aleksi, me Prengën që nuk gabon me portën bosh. Vora kryeson grupin A të Kategorisë së Dytë dhe me investimet e bëra është pretendentja kryesore për t'u ngjitur në Kategorinë e Parë.
Formacionet me të cilën nisi sfida:
Vora: Jata, Shani, Lala, Gjoni, Meta, Bashaj, Sefa, Balla, Vrapi, Prenga, Avdiu Tranjer: Artan Mërgjyshi
Tirana: Lika, Toshevski, Aleksi, Najdovski, Përgjoni, Deliu, Hila, Lushkja, Berisha, Hasani, Haxhiu Trajner: Orges Shehi
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Dhjetor, 14:09
Si ka qenë 2025-a për ju?
-
Vit i mirë
41.6%
-
Vit i keq
30.5%
-
Njësoj
27.9%
Vota total: 197
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tirana braktisi ndeshjen kundër Elbasanit, trajneri Nuhiu: Episod i dyshimtë! Gvozdenovic: Meritonim të fitonim
25 Dhjetor, 12:33
-
Mbyllet java e 18-të e Superligës, Vllaznia rikthehet te fitorja, triumfojnë edhe Egnatia, Dinamo City & Vora
24 Dhjetor, 19:12
-
E paprecedentë në futbollin shqiptar, portieri i Bylisit del nga fusha pa e zëvendësuar trajneri Mirel Josa! Arbitri e ndëshkon me karton
24 Dhjetor, 14:31
-
FSHF akordoi 3 milionë euro, si ndahen shumat në Superligë dhe Kategorinë e Parë për çdo klub
24 Dhjetor, 10:12
-
Dinamo përmbys 1-3 Partizanin në derbi, Egnatia fiton në Durrës! Portieri i Bylisit braktis ndeshjen, sot edhe dy ndeshje në Superligë! Bojkoton Flamurtari
24 Dhjetor, 08:37
-
Gjashtë ndeshje pa fitore, Bekim Balaj: Shkodranët duhet të jenë krah Vllaznisë, jo të gëzohen për momentin negativ
23 Dhjetor, 11:59
-
Superliga luhet në mesjavë, sot edhe derbi Partizani - Dinamo! Kërnaja: Respekt për ta, por 'Demave' i bëjnë punë vetëm tri pikët
23 Dhjetor, 11:37
-
Skandali me futjen e tifozëve në fushë, Flamurtari: Teuta po abuzon, durrsakët ushtruan dhunë
21 Dhjetor, 13:58
-
Renditja/ Tirana ndal 1-1 Vllazninë në 'Klasike', AF Elbasani mposhtet 3-2 në Ballsh dhe humbet kreun e Superligës
20 Dhjetor, 15:43
-
VIDEO/ Skandali në Vlorë, reagon KF Teuta: Dy futbollistët tanë u dhunuan barbarisht, delegati na urdhëroi të luanim edhe pse stadiumi ishte si 'ferr'
20 Dhjetor, 12:34
-
2026 është vit zgjedhor për futbollin, FSHF 'zgjidh qesen' dhe shpërndan 3 milionë euro për klubet e Superligës dhe Kategorisë së Parë
20 Dhjetor, 09:57
-
Renditja/ Flamurtari dhe Teuta barazim dramatik mes grushteve, fitojnë Egnatia e Dinamo! Partizani akuzon gjykimin, sot 'Klasikja' Tirana - Vllaznia
20 Dhjetor, 09:20