VIDEO/ Vuçiç sulmon gjatë debatit
Miliç, aktivistja lë studion

VIDEO/ Vuçiç sulmon gjatë debatit<br />Miliç, aktivistja lë studion
Drejtoresha e Qendrës për Studime Euroatlantike, Jelena Miliç, është larguar nga studioja e një emisioni gjatë debatit që ka patur me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiç.
 
Vuçiç i ka thënë se ajo është duke folur kundër interesave serbe duke iu referuar një deklarate që Miliç kishte bërë në një tjetër emision televiziv, ku ishte shprehur se në Serbi ekzistonin varreza masive të shqiptarëve të Kosovës dhe se ndaj kosovarëve Serbia ka kryer gjenocid.
 
Gjithashtu mes Miliç dhe Vuçic është debatuar për ekonominë, reformat, Ramush Haradinaj dhe Kosovën, ku duke u diskutuar për dy çështjet e fundit ajo e ka akuzuar Vuçiç se është duke bashkëpunuar me të inkriminuar për krime lufte, përfshirë edhe gjeneralin Lubisha  Bikoviç.
 
Miliç, është larguar nga emisioni në mënyrë demonstrative, për të shprehur se ajo nuk është dakord me qëndrimin që po mban Serbia me çështjen e Kosovës si dhe me çështje të tjera.
 

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalen e boksit

Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalen e boksit