VIDEO/ Xhaçka: Prioritet reformimi dhe modernizimit i shërbimeve për shqiptarët jashtë vendit

VIDEO/ Xhaçka: Prioritet reformimi dhe modernizimit i shërbimeve për shqiptarët jashtë vendit

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka publikuar në rrjetet sociale një video informuese lidhur me ofrimin e shërbimeve për shtetasit shqiptarë, që ndodhen jashtë vendit.

Krahas videos, Xhaçka shkruan se reformimi dhe modernizimi i shërbimit konsullor dhe përmirësimi i shërbimeve për shtetasit shqiptarë jashtë vendit, është prioritet i MEPJ dhe se ka vëmendjen e saj maksimale.

“Sigurisht që ka akoma shumë probleme por gjatë viteve të fundit është bërë një punë e madhe. Sfida jonë është ruajtja e ritmit për të bërë edhe më shumë, në shërbim të çdo shqiptari që jeton e punon jashtë vendit”, thekson Ministrja Xhaçka në postimin e saj.

Në video tregohet në shifra reale rritja e numrit të shërbimeve konsullore dhe shërbimeve për dokumente biometrike me kalimin e viteve, si dhe informacione më të detajuara se ku edhe si shtetasit shqiptarë mund të aplikojnë për këto shërbime.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gardaland: 09/02/2021 22:17

    ..duhet të kërkoni njohje reciproke të Kontributeve me Italinë,e të drejtat e emigrantëve Albanese si ata Ish Jugosllavisë, për sa i përket Assegni Famigliari(nqs fëmijët e bashkëshortja nuk janë në Itali)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar