Tre persona zbresin nga një makinë Porsche dhe i vërsulen një një të riu që lëvizte me biçikletë, duke i kërkuar llogari pse po kalonte rrugën duke përbërë rrezik për aksident. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Rusi që konsiderohet një nga vendet me rrugët më të rrezikshme.
 
Në mënyrë demonstrative, shoferi lë makinën “Porsche” në mes të rrugës dhe nis të shtyjë personin me biçikletë.
 
Ndërkohë, nga pas mbërrijnë dy makina të mëdha duke i rënë borisë për të hapur rrugën.
 
Në këto momente një person i tretë del nga makina “Porsche” dhe i kërkon llogari pse i bien borisë dhe dy shokët e tij e ndjekin nga pas.
 
Por, brenda pak sekondave ata kuptojnë se janë ngatërruar me personat e gabuar pasi ishin forcat e policisë.