VLORË- Një zjarr i është vendosur qëllimisht një zonë mes Llogarasë dhe Dhërmiut. Prej disa orësh zjarrfikësit e Vlorës dhe Himarës po luftojnë me flakët, terrenin e vështirë dhe erës që po i favorizon ato.

Zjarri ndodhet pranë disa antenave, por për momentin ende nuk rrezikojnë.

Situata ende paraqitet kritike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:54
Zjarri 'kaplon' pyjet e Llogorasë, zjarrfikësit në 'luftë' me flakët prej disa orësh

Zjarri vijon prej disa orësh të jetë prezent dhe të "kaplojë" bimësinë e zonës mes Llogarasë dhe Dhërmiut.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset e Vlorës dhe Himarë, po pavarësisht forcave të përforcuara, terreni dhe era e fortë po bën punën e tyre shumë të vështirë.

Situata ende paraqitet kritike.