Të paktën 25 persona kanë vdekur dhe dhjetëra janë shtruar në spital pas shpërthimit të një zjarri një ndërtesë në provincën Shaanxi të Kinës veriore.

Zjarri shpërtheu rreth orës 06:50 me orën lokale,në një ndërtesë katërkatëshe të Kompanisë së Prodhimit të Qymyrit Yongju në qytetin Luliang.

Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit. Aksidentet industriale janë të shpeshta në Kinë. Në korrik, 11 persona humbën jetën kur çatia e një gjimnazi shkolle u shemb në pjesën verilindore të vendit, raportojnë mediat e huaja.

Muajin e kaluar, një shpërthim në një restorant në Kinën veriperëndimore vrau 31 persona dhe bëri që autoritetet të nisin një fushatë kombëtare ndërgjegjësimi dhe informacioni për të promovuar sigurinë në vendin e punës.