VIDEO/Digjet 'BMW X5'-a në autostradë, tre shoferë kureshtarë ndalojnë dhe përplasen

Përfshirja nga flakët e një "BMW X5"-e në autostradën Tiranë-Durrës ka qenë shkak për një aksident të trefishtë mesditën e kësaj të diele. 'X5' ka marrë flakë teksa ka qenë në lëvizje.

Një nga automjetet pas saj ka ndalur për të parë se çfarë kishte ndodhur, por është goditur nga një automjet nga pas, duke u përmbysur në rrugë.

Zinxhirin e aksidentit e plotëson edhe një makinë tjetër që s'ka mundur të frenojë në rrugën e bllokuar nga dy automjetet e aksidentuara.

Aksidenti i trefishtë solli bllokimin e qarkullimit të automjeteve në autostradë për disa minuta. Policia po heton shkaqet e këtij aksidenti. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Gazetari zë ngushtë Belind Këlliçin: Pse nuk flisni më për kompaninë ‘Qefalia’? Keni marrë gjobën?

Gazetari zë ngushtë Belind Këlliçin: Pse nuk flisni më për kompaninë ‘Qefalia’? Keni marrë gjobën?