Samuel Umtiti ka prodhuar festimin më të mirë të Kupës së Botës. Kështu e quajtën tifozët në rrjetet sociale festimin e mbrojtësit të Barcelonës, pas golit me kokë ndaj Belgjikës.
Umtiti nuk mund t’i kontrollonte emocionet teksa filloi të kërcente me një festim qesharak. Më pas, ai puthi edhe stemën e Francës në fanellë. Disa tifozë, ndërkohë, e quajtën të bukur golin, por akoma më të bukur festimin.
Komento