TIRANË- Jo vetëm Edi Rama dhe Sali Berisha me podcat. Biznesmeni i njohur Gjergj Luca u ka plotësuar dëshirën disa të rinjve të Shkollës së Bashkuar “Bardhyl Pojani” në Korçë për realizimin e një studioje podcasti në shkollën e tyre.
“Ne kemi nisur podcastin tonë ku realizojmë tema të ndryshme. Të falenderojmë se je bërë donatori jonë për të realizuar studion e podcastit,” shprehet një prej nxënëseve.
“Unë jam bërë pjesë e kësaj zone dhe këta të rinj më kanë emocionuar me ëndrrën e tyre. Për 24 orë dëshira e tyre në një nga ambientet e kësaj shkolle do bëhet realizohet dhe unë u ftoj që pas dy ditësh pasi të mbaj në emisionin e tyre do jem përpara këtyre të rinjve dhe do u përgjigjem të gjitha pyetjeve të rinisë,” thotë Luca.
![]()
Podcasti duket një trend i cili ka gjetur “përqafim” jo vetëm nga personazhet e njohura, por tashmë edhe nga politikanët në Shqipëri.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)