VIDEO/Grushte e shpulla live mes krerëve të sindikatave, Fiqiri Xibri e Kol Nikolla zihen keq në emision

Një situatë e pazakontë është shfaqur në një ekran televiziv shqiptar. Dy drejtues sindikatash, Fiqiri Xibri dhe Kol Nikolla, janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin në studion e Tv SCAN. Ata kanë qenë të ftuar në studio për të folur mbi shqetësimet e grupeve që përfaqësojnë, por debati ka agravuar deri në shuplaka e grushte mes tyre.

Edhe pse dy ditë më parë Xibri dhe Nikolla ishin në ballë të protestës së minatorëve përpara Kryeministrisë për statusin e minatorit, në studion televizive ata janë përleshur me njëri-tjetrin, duke moskursyer shpullat e grushtet, situatë të cilën nuk jemi mësuar ta shohim në studiot e televizioneve tona.

Në një video të publikuar në media, duket qartë momenti i sherrit mes tyre, ku asnjëri nuk ja përton tjetrit, teksa përleshen keq para kameras. Nuk dihen shkaqet e këtij sherri, por ka qenë Fiqiri Xibri që është ngritur i revoltuar dhe ka goditur me shuplakë Nikollën.

Ky i fundit i është përgjigjur me po të njëjtën gjuhë, duke dhuruar ‘spektakël’ për ndjekësit për disa sekonda, ndërsa kanë shokuar drejtuesen e emisionit, e cila nuk ka mundur të bëjë asgjë.   

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gabi: 08/06/2018 15:25

    Hahaha. Me dacka e ka rrahur. Si femije.

    Përgjigju
  • Anton: 08/06/2018 14:45

    Pajisini me arme te vrasin njeri tjetrin rradhen tjeter

    Përgjigju
  • Liu Qiu: 08/06/2018 13:26

    O kol të bëri mut xibri ta mori dhe atë pak burëri që të ka ngel dani shko e mbytj te lyna o kol palla.

    Përgjigju
  • Altin: 08/06/2018 13:07

    E paska krujt ky xibri e paska mbyt nikolla e paska ngjesh per muri

    Përgjigju
  • Kick box hajdutesh: 08/06/2018 12:20

    Shihni si perleshen krye-hajdutet e sindikatave. Tani do kete gallate... hahahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dritan Hila: Më mirë rrugëve!

Dritan Hila: Më mirë rrugëve!