Në disa pamje të publikuara nga mediat e huaja shihet shpërthimi i një vullkani siç rrallë herë ndodh në një zonë të banuar në Hawai.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për pamje të regjistruara nga një banor i Hawait, i cili është kthyer në shtëpinë e tij për të marrë disa gjëra,  por siç edhe mund të shihet nga pamjet, ai është “befasuar” nga vullkani, pasi llava e tij veçse i kishte “trokitur te dera e shtëpisë”.

Siç kanë raportuar mediat, dhjetëra objekte janë shkatërruar nga vullkani shpërthyes dhe qindar banorë janë evakuuar.