Videoja, avokatët: Komplot
Prifti: S’kam frikë

Videoja, avokatët: Komplot<br />Prifti: S’kam frikë
TIRANE- Një ditë pas publikimit të rezultateve të ekspertëve shqiptarë që kanë kryer ekspertizën e të ashtuquajturës video Meta- Prifti, avokatët e ish zv.kryeministrit, Ilir Meta deklarojnë se videoja ishte një komplot politik: "Do padisim Priftin për mashtrim". Reagon ish- ministri: Nuk kam frikë nga kërcënimet e avokatëve të djallit

AVOKATET: EKSPERTET  VERTETUAN MONTAZHIN
Përfaqësuesit ligjor të kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, Petrit Serjani dhe Spartak Braho dolën në një konferencë për median ku deklaruan se ekspertiza ishte bërë nga eksperta kompetentë dhe se do ta padisin ish-ministrin Prifti për mashtrim. Ata e quajtën video- përgjimin një skenar që përbën fijet e një komploti me ngjyra të theksuara politike, duke premtuar se në të ardhmen do të paraqesin fakte që do ta dëshmojnë këtë pretendim të tyre.

Sipas avokatëve në video ka patur ndërhyrje të shumta dhe se nuk ekziston një filmim Meta- Prifti. Sipas tyre ndërhyrjet më të shumta janë bërë në fashon zanore të videos së transmetuar në televizion.
“Në orë nuk gjet filmimi Meta-Prifti. Në laptop provë e prokurorisë kishte ndërhyrje të shumta. Kishte 10 ndërhyrje me aparatura elektronike. Ka ndërhyrje në fashën zanore në videon e transmetuar. Ka ndërhyrje në tik-taket e orës. Ka ndërhyje edhe në pjesët e nxehta të pretenduara”, tha Braho. Ai shtoi se ka edhe një tjetër fakt interesant pasi kaseta është prodhuar me 12 janar ndërsa në media filmimi është publikuar me 11 janar.

Ish-deputet i LSI-së, aktualisht avokat i Metës, tha se integriteti i ekspertëve nuk mund të vihet në dyshim. Nga ana e tij Serjani rrëzoi pretendimet se ka pasur një takim mes mbrojtësve ligjor të kreut të LSI-së dhe tre ekspertëve një ditë para paraqitjes së ekspertizës në gjykatë.

Pyetjes nëse janë të gatshëm të pranojnë një tjetër ekspertizë, Braho tha se “Ekspertizat i vendos Gjykata e Lartë është një çështje që nuk është në vullnetin e zotit Prifti”.

PRIFTI: S’KAM FRIKE
Deputeti Dritan Prifti deklaron se „nuk e trembin kërcënimet e avokatëve të djallit“. Nëpërmjet një njoftimi për median Prifti akuzon ekspertët shqiptarë të videos se kanë kryer krim me shtrembërimin e drejtësisë dhe së vërtetës.
“Nuk ka kërcënim në botë që më tremb mua të them të vërtetën. Kërcënimi i avokatit të djallit vetëm më argëton dhe më bën të qesh. Dy gazeta të përditshme kanë botuar në faqe të parë takimin e Serjanit me ekspertët e gjyqit Meta para se ta bëjë unë këtë citim. Ekspertët e videos kanë gënjyer publikun dhe drejtësinë. Ekspertët kanë kryer krim me shtrembërimin e drejtësisë dhe së vërtetës.Të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar skemën e mashtrimit. SHBA dhe Angli kanë prova dhe ekspertizën për mashtrimin e ekspertëve të Metës” – nënvizon Prifti.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë