Videoja e plotë/ Momenti kur
u sulmua gazetari Elvi Fundo

Videoja e plotë/ Momenti kur<br />u sulmua gazetari Elvi Fundo
Report Tv publikon videon e plotë të momentit kur u dhunua pak ditë më parë gazetari Elvi Fundo nga dy persona.
 
Rreth orës 10:35 të datës 8 mars, ai duket duke ecur në trotuar, në rrugën që të çon drejt Stacionit të Trenit, në rrugën “Reshit Petrela”, dhe pak çaste sapo ai afrohet te stacioni i autobusit, në video duken dy persona, të cilët nga krahu tjetër i rrugës kalojnë bulevardin.
 
Njëri prej tyre me kapuç në kokë gati sa nuk përplaset nga një mjet, në momentin që kalon rrugën me shpejtësi nga njëri krah në tjetrin.
 
Gazetari në ato momente është goditur me mjete të forta, dyshohet leva, ndërsa askush nuk ndërhyn dhe të gjithë ngelen të shtangur.
 
Pak ditë më parë policia publikoi një tjetër video ku agresorët e gazetarit kalojnë në ambientet e një lokali, pasi kanë goditur Elvi Fundon.
 
Vetë gazetari Elvi Fundo ka shpjeguar me detaje dinamikën e ngjarjes në studion e Report Tv pak ditë më parë.

Policia prej disa ditësh ka vënë në dispozicion numrat e telefonit 0694110202 dhe 0694100134 dhe shumën prej 5 milionë lekë.
 
Ndërkohë, vetë portali CityNews.al që drejtohet nga Elvi Fundo garanton se kjo shumë do të dyfishohet për të gjithë personat që do të japin informacion në lidhje me autorët e këtij akti kriminal.


  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Real Sociedad rikthehet te fitorja, mund 2-0 Las Palmasin dhe 'blindon' Evropën

Real Sociedad rikthehet te fitorja, mund 2-0 Las Palmasin dhe 'blindon' Evropën