Kancelari austriak, Sebastian Kurz, i partisë konservatore, ÖVP sipas informacioneve të agjencisë së lajmeve dpa, e përjashton mundësinë e mëtejshme të bashkëpunimit me zëvendëskancalerin austriak dhe kreun e partisë së lirë, FPÖ, Heinz-Christian Strache. Dorëheqja e 49 vjeçarit shihet si e pritshme.
Austria është tronditur nga skandali i një videoje. Në një filmim të fshehtë nga viti 2017 Heinz-Christian Strache me gjasë i premton një oligarkeje ruse mbështetje zgjedhore për tendera publikë, në rast se FPÖ do të ishte pjesë e qeverisë. Videoja e shpërndarë nga "Spiegel" dhe "Süddeutsche Zeitung" bën fjalë edhe për një ide të oligarkes, për të blerë gazetën austriake me tirazhin më të lartë "Kronen Zeitung", që të mbështesë FPÖ para zgjedhjeve. Prokuroria ka filluar hetimet. Në zgjedhjet e fundit FPÖ arriti 26% të votave.
Pyetja që shtrohet është nëse kancelari Kurz do të vazhdojë koalicionin me FPÖ apo do të kërkojë zgjedhje të reja. Si pasues i mundshëm konsiderohet kandidati i dikurshëm për president nga FPÖ, Norbert Hofer.
Normal rusët sponsorizojnë çdo parti esktremiste në Europe.
Përgjigju