Videoja tallëse në kanalet e klubit, Victor Osimhen kërcënon Napolin me padi dhe largim! Fshin fotot me fanelën e kampionëve
Victor Osimhen debaton me Rudi Garcia-n
Agjenti i sulmuesit të Napolit, Victor Osimhen tha se ai "rezervon të drejtën për të ndërmarrë veprime ligjore" kundër klubit pasi një video që tallte lojtarin u postua dhe më pas u fshi nga TikTok-u zyrtar i klubit të martën. Roberto Calenda postoi një deklaratë në platformën e mesazheve X, e njohur më parë si Tëitter, duke thënë se video i shkaktoi "dëm shumë serioz lojtarit".
“Ajo që ndodhi sot në profilin zyrtar të Napolit në platformën TikTok nuk është e pranueshme. Fillimisht u publikua një video që tallte Victorin dhe më pas u fshi më vonë. Ne rezervojmë të drejtën për të ndërmarrë veprime ligjore dhe çdo iniciativë tjetër të dobishme për të mbrojtur Victor", tha Calenda.
Osimhen humbi një penallti pak para fundit të ndeshjes kundër Bolognas, barazuar 0-0 të së dielën në Serinë A. Ai u zëvendësua ndërsa ndeshja po mbyllej dhe u duk se protestonte ndaj vendimit, duke i bërtitur trajnerit Rudy Garcia përpara se të largohej nga fusha. Megjithatë, trajneri francez e minimizoi situatën në konferencën për shtyp.
Pas videos tallëse, sulmuesi ka fshirë të gjitha fotot që ka me fanelën e Napolit dhe ky shihet si një hap largimi. Kampionët e Napolit janë të shtatët në renditje dhe këtë të mërkurë presin Udinesen në “Diego Armando Maradona”.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A parashikoni që Berisha do t'ia lërë trashëgim partinë Argita Berishës?
-
Po
62.9%
-
Jo
25.3%
-
S'i dihet
11.8%
Vota total: 1389
Lajme të tjera
-
'Futbolli në Itali ndryshe nga Bundesliga', Marvin Çuni: Kam marrëdhënie të mirë me Ibrahimovic
1 Dhjetor, 16:15
-
Ylber Ramadani 'tërbon' të kaltrit: Në grupin e Europianit dua Italinë dhe Gjermaninë
1 Dhjetor, 13:13
-
Napoli nderon Luciano Spallettin
30 Nëntor, 20:09
-
'Asllani shumë i fortë', Sylvinho: S'e këshilloj të largohet nga Interi
30 Nëntor, 19:27
-
Aksidentohet Mërgim Vojvoda, mbrojtësi i Torinos
30 Nëntor, 16:40
-
GOLAT/ Man. United e bën dramë, larg 1/8 të Champions League! Spektakël dhe 'lumë golash' në Madrid dhe Lisbonë, Arsenal luan 'tenis' me Lens
29 Nëntor, 23:24
-
Dëmtimi në Champions, mbrojtësi i Milanit mbyll vitin
29 Nëntor, 22:04
-
Interi dërgon vëzhgues, Rocco Vata mund të luajë krahë Asllanit në Serie A
29 Nëntor, 15:45
-
Champions/ Sonte spikat Real-Napoli, Asllani do e nisë titullar me Interin! M.United "jetë a vdekje" kundër Galatasaray-t
29 Nëntor, 12:45
-
GOLAT/ Juventus dhe Inter 1-1 në Derbin e Italisë, zikaltërit në krye të Serie A! Roma fiton 3-1 në shtëpi, Sassuolo mund 3-4 Empolin
26 Nëntor, 22:47
-
Antonio Conte i 'shkel syrin' Juventusit: Martesat për herë të dytë funksionojnë
26 Nëntor, 22:08
-
Lazio në krizë, Sarri shprehet i gatshëm të largohet: Nëse unë jam fajtori, tërhiqem
26 Nëntor, 10:04