VIDEOLAJM/ 1 janar në det, në Vlorë e nisin vitin e ri duke sfiduar temperaturat dhe dallgët! Mesazhet e 'guximtarëve të detit' (VIDEO)

2022-shi ka nisur me një 'mot vere' në bregdetin e Vlorës. Pas një nate festive në tavolinën e ndërrimit të viteve disa qytetare kanë zgjedhur që ta nisin këtë vit pranë dallgëve të detit. duke përfituar nga rrezet e diellit dhe temperaturat që shkuan deri 15 gradë.

Tashme është kthyer një  rutinë për shumë 'guximtarë të detit' por dhe si një shenjë mbarësie për vitin që vijon.

"Është kënaqësi të lahesh në janar, të bën mirë për shëndetin! Uji është i pastër, pak i ftohtë por mësohesh. Ka shumë që lahen. Disa të tjerë frekuentojnë natyrën, malin, disa të tjerë lahen në det", thotë njëri prej tyre.

"Në radhë të parë një herë një vit i mbarë për të gjithë. Uji ishte shumë i mirë. Ne kemi ardhur nga Gjermania për të kaluar festat e fundvitit. Ne e kemi natyrën të mrekullueshme, pse jo ta shikojmë edhe duke u futur në det. Të lahesh në këto temperatura është e shëndetshme. I uroj shqiptarëve shëndet këtë vit dhe sa më larg sëmundjeve si kjo e COVID-19, shprehet një tjetër.

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale