Rrugët e Korçës kanë qenë ditën e sotme nën pushtin e ujit, ku qyteti u përfshi prej 30 minutash nga stuhi e rrebeshe shiu. Në rrugët kryesore dhe rrugicat ka vërshuar uji duke vështirësuar kalimin si për këmbësorët dhe mjetet siç duket në video. Në disa zona niveli i ujit doli edhe mbi trotuare.
Megjithatë kjo situatë zgjati vetëm pak më shumë se 30 minuta dhe më pas situata iu rikthye normalitet, ku uji u largua nga rrugët duke lënë sërish të lira.
Komento