Qeshni e shqyeni gojën

Gjenerator i zjarrit në pantallona

Të shoh ty dhe më rritet respekti për pulat

Rrugë për dumlla

Ikën të dalë jashtë për arsye moshe

E bete shtetit kashte dhe ko...

Revolucionit t'i pini lengun


këto ishin disa nga batutat që "spikatën" në fjalën e gjatë që kryeministri Edi Rama mbajti këtë të premte në Kuvendin e Shqipërisë në një seancë maratonë që diskuton për projektbuxhetin e vitit 2016.

Në fakt referuar fjalëve të përmendura dhe shkeljes së etikës, kjo seancë u duk se vetëm buxhetin që nuk pati në qendër.

Përmes kësaj video të shkëputur nga fjala prej dy orësh e kreut të qeverisë, ju lëmë të shikoni pa koment disa nga situatat më të "nxehta" mes kryeministrit Rama dhe deputetëve të opozitës. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)