VIDEOLAJM/ Ja momenti kur Sali Berisha urdhëroi sulmin në PD. Do të thirret në Prokurori?

Ishte rreth orës 11:45, kur Sali Berisha shkon në oborrin e selisë së Partisë Demokratike dje. Situata ishte e tensionuar, pas përplasjes me anëtarin e Kryesisë së PD Roland Bejko, por ende nuk kishte asnjë sulm nga të gjitha drejtimet në godinë.

Këto janë pamje u transmetuan live në Report Tv, nga protesta e mbështetësve të Sali Berishës të thirrur për të marrë kontrollin e selisë së PD kohën kur Basha me deputetët po zhvillonte një mbledhje. Me të mbërritur në oborr, në këtë moment Sali Berisha shfaqet duke udhëzuar turmën. Ky gjest përsëritet disa herë.

Më pas nisi beteja prej dy orësh e shkatërrimit dhe thyerjeve, deri kur policia u thirr nga Lulzim Basha dhe deputetë të tjerë që të vinte nën kontroll situatën.

Nuk dihet nëse policia dhe grupi i hetuesve i kanë marrë në shqyrtim këto pamje, për t'i kërkua më pas Berishës sqarim.

Mbështetësit e Berishës kishin shkuar dje në godinën e PD të përgatitur. Ata janë filmuar duke mbajtur në duar qese me pllaka guri. ta kishin marrë me vete edhe një tra të madh prej hekuri, që u përdor për të thyer  dyert.

Sendet që mbanin njerëzit Berishës ishin kryesit vegla pune, shkallë për tu ngjitur në katin e dytë, leva hekur, vare apo edhe matrapik.

Ish-kryeministri u shpreh se protesta ishte paqësore. Protestuesit thyen dyer dhe dritare të selisë blu, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në zyrën e kryetarit, por edhe në zyrat e tjera, megjithatë nuk dihet nëse grupi hetimor do të ndalet vetëm me të shoqëruesit e të rinjtë e arrestuar apo edhe tek autori I urdhërit për një betejë të tillë shkatërrimtare .

Momenti kur Sali Berisha urdhëroi sulmin në PD?! 

 

K.T./J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubel breca: 09/01/2022 21:53

    Sdo ndodh as ka per te ndodhur ndonjeher. Kjo eshte shqiperia ne dore kriminelave. Me keqardhje por sdo behemi as per nje shekull. Pyetja qe bejn 90% e shqipetareve eshte a do kete rast me flagrant te shkaterrosh e te djegesh pasurin e popullit?????????????????????? Cfar kerkohet me shum, po duhet te kishte nja 5000 te vrar se me 3000 si ne 97 si hyri gjemb ne kembe. Hallall Sali qeni talle bythen si te doj qejfi.

    Përgjigju
  • Demokrati: 09/01/2022 19:07

    Kjo eshte e bukur.Arrestohen ata qe urdherohen per te kryer akte dhune e vandaliste dhe nuk thirret e nuk arrestohet Ai qe live ne Tv i urdheron ata.Kete ekuacion me nje te panjohur vetem organet ligjevenese shqiptare mund ta dine ta zgjidhin.Perse valle? Ka ndonje pergjigje nga prokuroria apo nga SPAKU? Apo te gjithe prokuroret e SPAKUT kane qene ne gjume?! Vetem Elisabeta Imeraj ka qene zgjuar ne shqiperi? Bravo zonjes!Kush mund te me thote, Noka,kur e moren ne telefon dhe pasi foli me Berishen e me pas vendosen te terhiqen ishte vetem atje,apo shoqeronte padrinon e tij e te bandes qe kryesonin dhe qee kishin hedhur ne sulm kunder prones e paasurise se popullit?!

    Përgjigju
  • Acgaj: 09/01/2022 15:19

    Po u arrestua Berisha rrezohet regjimi qe kemi. Qeveria e Edi Rames nuk do ta arrestoje Saliban Berishen, sepse i hap rruge vet-rrezimit. Edi Rama duhet ta kuptoje qe mos veprimi ligjor perben me se pakti shperdorim detyre dhe prishje te rendit kushtetues/ligjor dhe me se shumti, bashkeveprim me terrorizmin partiako Salibanesk. Ne fund te fundit, mos veprimi ligjor nga ana e qeverise rama, sidomos ne asgjesimin e terrorizmit salibanesk perben ne vete shkelje te te drejtave te njeriut (qasja diskriminuese dhe selektive e ligjzbatimit) si dhe nje gjenocid ndaj kombit Shqiptar. Robt ku ti keni.

    Përgjigju
    • Bureto: 09/01/2022 19:19

      Sali Berisha ka bere krime me te tmerrshme se ay i djeshmi dhe nuk i ka hyre nje gjemb ne kemeb. Bile as qe eshte therritur ndonjehere nga prokuroria qofte dhe si deshmitar e tjera veprime proceuriale. Po ne 14 shtator 1998 a nuk qe ai qe u dha kushtrimin ndjekesve te tij qe me arkivolin e Azem Hajdarit qe e nxorri vete ne prite per ta vrare, drejtoi turmat drejt kryeministrise dhe beri ate qe tashme kushdo e di. U arrestuan atehere 6 drejtues te PD apo partive aleate, por vetem Saliu nuk u therrit, perkundrazi i mbrojti ata dhe beri aq presion qe ngjiti aq sa i liroi. Ku ka më rast flagrant se ai i cili ishte "Grusht Shteti" i paster dhe qe per kete sipas gjithe kodeve denohesh me ndeshkim kapital? Sikur, ah, sikur te ishte vepruar atehere nuk do te kish ndodhur hataja e Gerdecit, 21 janari etj me pak te dhimbshme, se ato dy te parat shkaktuan jo pak gjak. Ndaj ketu tashme ka vend per nje thirrje per popullin,qe ai vete te mbushe rruget dhe te kekroje me force arrestimin dhe më pas ndeshkimin per monstren Saleh Berisha, per gjithe zullumet dhe prapesite qe i ka bere ketij vendi dhe ketij populli per 30 vjet, në pushtet dhe në opozite. Enough is enough!-Mjaft eshte mjaft! Po deri kur? As në vendet e botes se trete nuk të lene te sillesh ne kete far feje, e jo më në nje vend aspirant per në BE dhe anetar i NATO-s. Nuk eshte çeshtje frike e drejtesise kjo, jo! Ndaj pyetja lind natyrshem: Cilet e mbrojne kete monster dhe pse?!!

    • Pyka: 09/01/2022 15:47

      Hera e pare që lexoj një koment të shkruar drejt dhe mbi të gjitha që jep thelbin e të KEQES në menyre te shkurter dhe shteruese....

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj