VIDEOLAJM/ Aksident në rrugën transballkanike në Vlorë, plagosen tre persona, njëra prej makinave përfundon në rrethrrotullim

Tre persona janë plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve në rrugën Transballkanike në Vlorë.  Si pasojë e aksidentit të ndodhur në vendin e quajtur “rrethrrotullimi i Omonies” në rrugën transballkanike, janë plagosur dy drejtuesit e automjeteve dhe një prej pasagjerëve. Të tre janë dërguar në spitalin rajonal të Vlorës ku po marrin trajtimin mjekësor.

“Rreth orës 19:30, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Omonies, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin V. B., është përplasur me një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin E. R. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar dy drejtuesit si dhe një pasagjer në automjetin “Audi”, shtetasi A. C., të cilët ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve”-thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë që po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!