Dy ditë më parë policia arrestoi 8 persona për trafikun e armëve dhe municioneve, ndërsa në këto pamje ju do të ndiqni aksionin e efektivëve.  Në një video të postuar në Youtube nga policia e shtetit është filmuar i gjithë operacioni i koduar “Armetari”. Në video është një pjesë e aksionit i realizuar në shtëpinë e protagonistit kryesor në trafikimin e armëve.
  
Të arrestuarit e këtij aksioni janë: Sami Mema 44 vjeç, Artan Aruçi 42 vjeç banues në Shijak; Alban Mancja, 29 vjeç, banues në Durrës; Hergi Buli, 18 vjeç, banues në Shijak; Festim Mema, 19 vjeç, banues në Shijak; Shkëlqim Varaku, 44 vjeç, banues në Shijak; Çlirim Xhaja, 39 vjeç, banues në Tiranë; Ervin Xhaja, 28 vjeç, banues në Tiranë.