Kjo nuk është hera e parë që liderit të opozitës i ikën zëri gjatë fjalimeve kundër gjendjes ekonomike në vend dhe kauzave të tjera të opozitës. në një fjalim shumë të ashpër dhe gjithë revoltë kundër qeverisë së majtë që sipas tij duhet rrëzuar nga pushteti, në shumë raste Bashës i është ngjirur zëri.
Për shkak të tonit të lartë në mënyrë të pandërprerë, shefi i opozitës nuk e ka kontrolluar dot zërin e tij. Edhe disa ditë më parë Basha është ngjirur teksa i bënte ftesë qytetarëve t'i bashkoheshin opozitës për të rikthyer atë që ai e quajti "8 dhjetorin e dytë".
Redaksia online
(S.M/Shqiptarja.com)