Videolajm/ Batuta e Ramës: Kujdes
gratë... janë ministrja e brendshme!

Videolajm/ Batuta e Ramës: Kujdes<br />gratë... janë ministrja e brendshme!
Teksa u shpërndante leje legalizimi disa qytetarëve në Kukës, Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer edhe kësaj hete batutat me banorët.

Ja cila kanë qenë batuta e Ramës me banorë të Kukësit.
Rama: Po të merr dikush në tel, mos e mbyll, se mos te merr gruaja, se po ja fike gruas të fiku. E di ti se për burra jemi burra ne por kur shkojmë në shpi pastaj, dihet se kush komandon
Banori: Ne nga Kukësi si pyesim gratë shumë
Rama: Ashtu thoni ashtu thoni po kur i bëni gjërat pa leje pastaj, i duroni, e di unë se sa i duroni. Është ministrja e Brendshme gruaja, por jo si Flamuri.
Banori: Falenderoj Artan Lamen me shokë
Rama: Jo me shokë, me shoqe se shiko sa shoqe ka Artan Lamja këtu
Banori: Me dal jashtë teme a bën?
Rama: Ma bëj atë pyetjen si kryeminister se ktu jemi për shtetin, se për partinë jemi pas pak atje
Banori: Kërkesë si kryetar i PS me riorganizu partinë në Kukës, dhe e dyta, kemi një premtim tonin në zgjedhjet e 2013, premtove per përmbytjet..
Rama: Të jesh i sigurtë që do merrem

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos