VLORË- Lojërat e shpejtësisë në zonat e banuara dhe rrezikimi i shoferëve të tjerë kanë futur në telashe të riun në Vlorë i cili pëlqente të bëntë drifte me makinë në zona të banuara.

Siç duket nga pamjet e policisë, i riu me mjetin tip “Benz” është duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë të cilat edhe i filmonte. Për pasojë, personi me iniciale D.Xh., është ndëshkuar me gjobë me vlerë 75.000 lekë si dhe me heqje të patentës.

Në përfundim të veprimeve nga policia,rezultoi se i riu e drejtonte automjetin, pa siguracion dhe pa kryer kontrollin teknik.