Videolajm/ Berisha-Ramës: Mos 
ma prek Çiljetën, s'je as 1/100 e saj

Videolajm/ Berisha-Ramës: Mos <br />ma prek Çiljetën, s'je as 1/100 e saj
TIRANE - Krahas projektligjeve që diskutohen çdo të enjte me tone të larta, në sallën e parlamentit ish-kryeministri Sali Berisha ka menduar se pjesë e diskutimeve të bëhet edhe këngëtarja Çiljeta.
 
Ndryshe nga herët e tjera, këtë herë Berisha nuk ka zgjedhur akuzat e pafundme, por komplimentet për këngëtaren e nderuar siç e quajti ai për të përshkruar Çiljetën, duke shkaktuar kështu të qeshura në parlament.
 
Deklarata e tij për Çiljetën erdhi pas ironisë së kryeministrit Rama i cili gjatë publikimit të raportit pozitiv të KE-së për Shqipërinë tha se nuk do të ketë festime me performancën e Çiljetës pasi ai e sheh marrjen e statusit si përgjegjësi.
 
“Kryetari juaj eurosocialist tha se nuk do të festojmë për marrjen e statusit, por kjo sepse është i vetmi që shprehet se e ka marrë statusin dhe kapet me këngëtaren e artisten e nderuar, Çiljetën. Të kishte 1/100 e performancës artistike të Çiljetës, do ishte piktor shumë më i suksesshëm se sot sepse nuk ka shitur kurrë një pikturë.” tha Berisha
 
Me sa duket Berisha ka vendosur të tregojë se është fansi më i madh i këngëtares Çiljeta si dhe performancave të saj artistike të cilat la të kuptohej se i ka ndjekur shpesh.
 
Nga ana tjetër deputeti i PS, Taulant Balla replikoi duke shtuar se një rikthim i tij në pushtet është i barabartë me shanset e Hondurasit për të fituar Kupën e Botës.
 
“Socialistët sot kanë një përvjetor të rëndësishëm dhe janë më krenar se kurrë për shkak se janë të bashkuar dhe këtë zotërinë e nxorri, dhe shanset që të vish prapë i ke saç i ka Hondurasi që të fitojë Kupën e Botës. Çiljeta e ka lënë me kohë po kam frikë se do e lësh edhe ti. Zotëria është bërë si Enveri kur fliste përqark.” tha Balla

berisha rama ciljeta

erjon brace

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale