MILANO - Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni, ka hequr tashmë kostumin zyrtar të politikanit dhe ka veshur këmishën e bardhë. Nuk ka akoma rolin e doktorit, por në bazë të vendimit të dhënë nga Gjykata italiane, ai është dënuar për të punuar 4 orë në javë punë vullnetare në një azil të moshuarish në Milano që vuajnë nga skleroza.
Në video shihet ish-kryeministri italian në krye të detyrës, teksa shërben vullnetarisht në azilin e të moshuarve. Më herët mediat italiane bënë të ditur se ish-kryeministri ka studiuar sëmundjen e Alzheimer-it, nga e cila vuajnë të moshuarit e këtij azili, për t’u përgatitur për punën e tij në shërbim të komunitetit.
Vitin e kaluar ai u dënua me 4 vite burg për evzion fiskal, por dënimi u kthye në shërbim 1 vjeçar për komunitetin për shkak të moshës së tij. Berluskoni është i dënuar të punojë 4 orë në javë në azil, duke ndihmuar të moshuarit me sklerozë.
Gjykata e Italisë shpalli fajtor Silvio Berluskonin për blerjen e disa të drejtave televizive nga firma e tij Mediaset në vitet 90’.
/Shqiptarja.com

mëngët, ja se si u shërben pleqve">