Komisionet parlamentare vijojnë mbledhjen online me zoom me qëllim shmangien nga skenaret e kaosit që deputetët e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit vijojnë.
Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve ndodhi dhe një incident
Deputeti Jurgis Çyrbja, i cili ishte në cilësinë e relatorit të pr/ligjit për ratifimin e marrëveshjes me Gjermaninë e kapi e qeshura dhe nuk mundi të prezantonte fare pr/ligjin.
Duket që Çyrbja ndodhet në zyrën nga ku bëri lidhjen online me një person tjetër i cili duket se e bën të qeshë.
E qeshura e tij ka infektuar të gjithë deputetët që kishin hyrë në zoom.
Çyrbja nuk arriti të ndalonte të qeshurën dhe kryetarja e komisionit Klotilda Bushka i thotë dilni e rilidhuni prapë.
Më pas leximi i relacionit për Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2020 për projektin “Programi i performancës dhe investimeve në sektorin e ujërave, pjesa e dytë (infrastruktura komunale, faza V, pjesa II)” u bë nga Denis Deliu i cili e justifikoi me 'defekt teknik' largimin e Jurgis Çyrbes nga Zoom
Duket se esht pa shkoll
Përgjigju