Një automjet është përfshirë nga flakët e zjarrit mesditën e sotme në autostradën Vlorë-Fier.

Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili, ka siguruar një video të automjetit të shkrumbuar në anë të rrugës, pranë fshatit Panaja.

Nga zjarri në makinë nuk ka persona të lënduar. Për shuarjen e flakëve ndërhynë zjarrfikësit pasi u sinjalizuan.

Ndërkohë, dyshohet që makina të jetë djegur për shkak të defektit teknik.