VIDEOLAJM/ Drejtuesi udhëton me një dem të madh në makinë në Nebraska të SHBA! Polici: Nuk kam parë kurrë një skenë si kjo

Një video po qarkullon në rrjet, ku drejtuesi i një mjeti në Norfolk, Nebraska të SHBA është filmuar duke udhëtuar të paktën 50 kilometra me një dem të madh Watusi në makinë. Demi ishte vendosur në anën e pasagjerit, derisa policia ka gjurmuar drejtuesin e mjetit dhe e ka kthyer mbrapsht.

Madje edhe policia mbeti e habitur dhe tha se nuk e kishte pritur një skenë të tillë:

“E pabesueshme, menduam se do të gjenim një viç, jo një kafshë kaq të madhe”, komentoi kapiteni i policisë Chad Reiman në TV.

Për ta vendosur demin në makinën Ford Crown Victoria, drejtuesi kishte prerë një pjesë të xhamit të përparmë dhe kishte hequr sediljet e tjera. Ai u largua me një 'paralajmërim' të thjeshtë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Tre të rinj rrahin të miturin jashtë lokalit, vihen nën hetim

Elbasan/ Tre të rinj rrahin të miturin jashtë lokalit, vihen nën hetim