Videolajm/ Dron edhe në futbollin
anglez, policia arreston "pilotin"

Videolajm/ Dron edhe në futbollin<br />anglez, policia arreston "pilotin"
ANGLI - Pas trazirave në Serbi dhe Shqipëri ku droni me flamurin e simboleve tona kombëtare fluturoi mbi Beograd, kujdesi për dronët, veçanërisht në stadiume është rritur. 

Një rast i ngjashëm me atë të Shqipërisë, është shënuar në Angli, ku gjatë ndeshjes Mançester Siti dhe Totenhem një tjetër dron ka fluturuar mbi stadiumin “Etihad”.

Për rrjedhojë është arrestuar piloti 41 vjeçar i dronit, i cili e lëshoi atë nga parkimi i stadiumit. Sipas kryeinspektorit Chris Hill, dronët janë një kërcënim për sigurinë e publikut.
"Dronët janë një kërcënim për sigurinë e publikut, janë një shkelje e kodit ajror", tha Hill. Forcat e policisë kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë pilotin 41 vjeçar i cili mësohet se ishte një i apasionuar i droneve gjatë ndeshjeve të futbollit.

Imazhet tregojnë një nga videot më të fundit të postuara në kanalin e të arrestuarit në YouTube gjatë ndeshjes midis Totenhem dhe Notingham Forest.

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë