Pasditen e djeshme teksa mbahej festivali "festë-loja" me grupe pjesëmarrëse nga Ballkani, në sheshin “Liria” në qendër të qytetit, disa automjete dasmorësh kanë ndaluar për të kërcyer me grupet e kërcimtarëve ballkanas të cilët po performonin në ato momente.
Madje disa prej dasmorëve kanë hedhur para kërcimtarëve në mes të rrugës, por paratë u morën nga fëmijët që ishin aty.
Festivali “festë-loja” është një festival që është kthyer në traditë të përvitshme në qytetin Durrësit. Shtete të ndryshme të Ballkanit sjellin përfaqësues të rinj të cilët shpalosin traditat e tyre të kërcimit. Festivali zgjat disa ditë. Shikoni videon.