VIDEOLAJM/ E pazakontë, mijëra peshq të ngordhur ‘mbulojnë’ brigjet e Teksasit

VIDEOLAJM/ E pazakontë, mijëra peshq të ngordhur ‘mbulojnë’ brigjet e Teksasit

Peshqit e ngordhur në Teksas

Ajo çfarë ka ndodhur në brigjet e Gjirit të Teksasit ka shokuar studiuesit. Mijëra peshq kanë ngordhur dhe në një video tregohen pamjet në tonelata të peshqëve në rërë. 

Ngjarja e pazakontë ndodhi në plazhin Bryan Beach, ku nga e premtja tonelata me peshq të ngordhur u shfaqën në brigjet e gjirit të Teksasit, duke shkaktuar një gjendje katastrofike në bregdetin amerikan.

Peshqit kryesisht të species Menhaden, mes të cilëve dhe disa peshkaqenë të vegjël, nisën të dilnin të ngordhur në breg në numra të mëdhenj.

Ekspertët në rajon thonë se kjo është për shkak të varfërimit të oksigjenit nga temperaturat e larta të ujit. Fenomene të tilla po ndodhin gjithnjë e më shpesh, dhe ekspertët besojnë se pasojat e ngrohjes globale tashmë janë fakt

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ekonomia e Europës po goditet nga të gjitha anët Në fillim Putin, tani Xi. Më pas Trump? Shkruan The Economist

Ekonomia e Europës po goditet nga të gjitha anët Në fillim Putin, tani Xi. Më pas Trump? Shkruan The Economist